Habit ish-kryebashkiaku: Mihali po kërkonte hakun e tij, ato turistët spanjollë kurrë mos ardhshin

Ka reaguar ditën e sotme nëpërmjet një statusi në llogarinë e tij në Facebook ish-kryebashkiaku I Vlorës Shpëtim Gjika për ngjarjen e rëndë ndodhur pak ditë më parë në Sarandë me turistët spanjoll.

Sipas Gjikës nuk mund të fajsohet dhe ab.uzohet me imazhin e Mihalit, por kurrsesi nuk duhen as ngritur në pedestal 2 personat e tjerë të cilat drejtonin makinen me aq gjakftohtësi.

Ndërkohë sa I përketë turistëve spanjoll për Shpëtim Gjikën do të ishte e udhës që kurrë të mos rikthehej në Shqipëri sepse askush nuk do të mund të duroj dhe për eurot e tij.

Postim I plotë:

Kundër rrymës për Mihalin!

Jemi mësuar për fat të keq ti linçojmë publikisht njerëzit, mjafton të hedhë gurin i pari, dhe o burra kush të godasë më fort, mundësisht nga ato goditjet e ulëta nën brez, pa pyetur apo u informuar se për çfarë arsyeje Mihali u shpërfytyrua,ose e detyruan të shfaqej i shpërfytyruar, ashtu i pataksur mbi makinën që drejtonin dy gangsterë çuditërisht aq gjakftohtë, për të cilët nuk e di pse jam shumë i bindur që janë ideatorët dhe aktorët e asaj që ndodhi!

Mihali që kërkon hakun e tij, edhe pse forma si e kërkon nuk është normale, e bëmë kriminel, monstër, hijenë, kanibal e nuk di c’tjetër damkë i vunë, ndërkohë që pronarë, të cilët me kobure në brez e trasta me hashash të presin e sajdisin me “kulturë” dhe ne i promovojmë, edhe pse buka e tyre është harram!

E denoj si fenomen rastin e djeshëm, por njerëzisht nuk e pushkatoj dot Mihalin!

Ata dy gangot cinikë dhe gjakftohtë në furgon i neveris! Ai spanjoll turisti, kurrë mos ardhtë se do durojmë edhe për eurot e tij! Kaq!