Habit kandidati për bashkinë: Slogani im është: ‘Puno pak, ha shumë dhe bëj…’

Ai do të kandidojë si i pavarur në qytetin e Këlcyrës. Hazbi Kasaj ka shpallur kandidaturën për kryetar bashkie në këtë qytet.

Teksa fliste për Fax news, ai ka treguar edhe sloganin me të cilin do mbështesë fushatën e tij.

E slogani i tij është “Puno pak, ha shumë dhe bëj qejf ”.

Ai thotë që i ka prezantuar një platformë qytetarëve të Këlcyrës në të cilën ai do të lidhë një kontratë ligjore me votuesit përpara zgjedhjeve duke i siguruar atyre 2300 vende pune.

“Sllogani im për Bashkinë e Këlcyrës “Puno pak, ha shumë dhe bëj qejf”. Unë i kam qejf dhe personat që nuk punojnë. Në Bashkinë e Këlcyrës do shpall 2300 vende pune. Do lidhet një kontratë pune me qytetarin para se unë të bëhem Kryetar Bashkie dhe do të më votojnë mua.

”Ka punë për të gjithë ata që duan punë, kush e quan mashtrim do të dënohet”, shkruhet në kontratën që unë po i propozoj atyre.

Kontrata që po propozoj është për të gjithë familjen. Unë lidh kontratë me votuesin. Nëse unë pas fitimit të zgjedhjeve nuk i gjej punë ata mund të më kallzojnë në Prokurori.” u shpreh Kasaj.