“Hajde besoji burrit, gjithë këto vite më paska mashtruar”. Rezarta Shkurta ‘kap mat’ Ermalin, publikon foton që po ‘thyen rrjetin’



Këngëtarja Rezarta Shkurta nuk ka mundur të qëndrojë indiferente ndaj çështjesh që po zie në media ditët e fundit lidhur me databazen e PS me të dhënat e shqiptarëve të grumbulluara në shkelje me ligjin nga patronazhistët e PS.



Edhe Rezarta Shkurta ka qenë një ndër kuriozitet për të mësuar patronazhistin e saj dhe të bashkëshortit të saj, Ermal Hoxha, nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha.



Por bindja e tij partiake ka habitur edhe vetë Shkurtën. Në këto lista, Ermal Hoxha, nipi i ish-diktatorit, figuron simpatizant i PD.

“Hajde besoji burrit. Gjithë këto vite më paska mashtruar.”, shkruan me ironi krah fotos Rezarta Shkurta, e cila nuk ka nguruar të bëjë publik edhe emrin e patronazhistit i cili është Aleksandër Buca.