Hanë deri 12 pjata natën e Vitit të Ri, njihuni me traditat e ‘çmendura’ të njerëzve për të pasur fat

Në natën e ndërrimit të viteve, shumë familje konsumojnë gatime të caktuara, të cilat thuhet se sjellin shëndet dhe fat në vitin që po vjen.

Traditat janë aq të ndryshme nga një vend në tjetrin. Në Spanjë, për shembull, për 12 minutat e fundit të vitit që lëmë pas, deri sa të trokasë ora 00:00, njerëzit hanë nga një kokërr rrush.

12 kokrrat e rrushit tregojnë fat të mirë për vitin që vjen.

Zbuloni disa nga ushqimet “fatsjellëse” në botë:

Në Armeni, familjet pjekin një bukë speciale e njohur si gata.

shutterstock_263414699

Në Estoni, nuk ka rëndësi aq shumë se cili ushqim duhet zgjedhur, por sasia. Estonezët synojnë të hanë shtatë, nëntë ose 12 pjata gjatë natës së Vitit të Ri. Nëse mund ta bëjnë këtë, do të thotë që do të kenë bollëk ushqimi gjatë vitit të ardhshëm.

Estonian cuisine, Traditional assorted dishes, Top view. (© Shutterstock)

Gjermanët hanë embelsira në prag të Vitit të Ri, por disa prej tyre i mbushin me mustardë dhe nëse dikush ha kete embelsire me mustardë, thuhet se do i ndjeke nje vit jo i mire.

Berliner doughnut (© Shutterstock)

Makaronat e gjata do të thonë jetë e gjatë dhe frutat nënkuptojnë shëndet të mirë në Filipine. Kjo është arsyeja pse tryeza per Vitin e Ri për filipinasit shpesh përbëhet nga një pjatë me makarona te gjata dhe nje pjate me fruta të rrumbullakëta, me shpesh perdorin rrush dhe portokall. Tradicionalja e do të kesh ne tryeze 12 lloje frutash, një për çdo muaj të vitit që vjen.

Fried Pancit bihon noodles serve on bowl with chopstick (© Shutterstock)