Hani makarona në darkë? E vërteta për efektet që ka ky veprim është befasuese

Të hash makarona si vakt darke nuk është aspak e dëmshme. E do thoni ju, që edhe italianët e bëjnë, e dinim.

Në përgjithësi 65% e makaronave konsumohen në vaktin e drekës, por një studim i fundit mbi efektet e makaronave, nxjerr në pah një tjetër të vërtetë.

Në të rezulton se nëse ky ushqim i thjeshtë dhe i dashur për shumicën e popullsisë botërore, konsumohet në mbrëmje, ka efekte positive në organizëm, qetëson, nuk shëndosh dhe lehtëson gjumin.

Madje sipas studimit, nëse makaronat konsumohen në orët e fundit të ditës në ato raste kur vuajmë nga pagjumësia apo jemi të stresuar, përmirësion ndjeshëm gjendjen tonë, falë përbërësve si triptofani dhe vitaminat e grupit B.