Hapet merkato e shtatorit, Mamaqi largohet nga televizioni, Marina dhe Besi kanë surprizën e madhe

E dinim se sezoni që vjen në shtator do ta gjente Marina Vjollcën në ekran, por nuk dinim asgjë më shumë.

E merkatoja e qenka hapur më herët se vitet e kaluara.

Disa jave me parë u raportua në media se Ermal Mamaqi largohet këtë shtator nga televizioni.

Sakaq, Bes Kallaku do të vijë sërish këtë sezon televiziv me një program të tijin, në prime time bashkë me Olsi Bylykun. Programi i aktorit të mirënjohur pritet të jetë në orën 20:00.

Ndërkohë që do të pasohet nga Duplexi i Turjan Hyskos, i cili do të spostohet në kohë. Asi nën mëngë i Besit është Marina Vjollca, e cila do të rikthehet sërish në televizionin Klan, por këtë herë krah Bes Kallakut dhe Olsi Bylykut në nj emision që do të ketë risi dhe prurje në përmbajtje.

Stafi i BE Caffe, skenaristi Vangjel Kozmai dhe gazetarja Suada Daci, do të vazhdojnë të jenë pjesë e shoë-t të ri që pritet të nisë në tv Klan. Shpresojmë që grupit t’u ecin planet në vijë dhe në shtator të na surprizojnë… siç bënë me BE Caffe.