Hapi fushatën, Rama tregon si do futet në zgjedhje pa opozitën

Kryeministri Edi Rama ia ka rezervuar nje pjese te mire të fjalës së tij gjatë çeljes së fushatës elektorale zgjedhjeve.

Ai tha se ato janë jo demokratike vetëm në rast se opozita pengohet të marrë pjesë në zgjedhje. Sipas tij, zgjedhjet e 30 qershorit janë një detyrim karshi fëmijëve të këtij vendi.

“Sot nisi një maratonë 30 ditore për një beteje politike, asnjëherë mes të shkuarës dhe të ardhmes.

Mes nesh që duan ta çojmë vendin përpara me ide dhe pune, dhe ata që duan ta kthejnë vendin mbrapa me sherr dhe baltë në çdo ballafaqim.

Edhe këto zgjedhje që janë braktisur nga kundërshtarët tonë politik janë detyrim ndaj fëmijëve tanë.

Kundërshtarët tanë kanë frikë nga gjykimi i popullit në zgjedhje.

Kanë frikë nga ballafaqimi demokratik, prandaj imponohen rrugëve se do na imponojnë një përplasje jo demokratike.

Zgjedhjet janë të çdo kujt prej jush, dhe kushdo që i çon nëpër mend se do ju pengojë të votoni, të mendohet mirë nëse do ti bjerë gurit themelor të sistemit demokratik.

Ata që vendosën të dalin nga binarët e sistemit, nuk mund të vendosin asgjë më shumë se për veten e tyre,. Zgjedhjet pa opozitën kryesore, janë antidemokratike vetëm nëse ajo pengohet të hyjnë zgjedhje, jo kur ajo nuk do të hyjë në zgjedhje.

Imagjinoni çfarë çorapi do të behej nesër nëse do të vendosej të shtyheshin zgjedhjet dhe çfarë kuptimi do kishte vota e popullit nëse sot do të fitonte politika e pengmarrës se atyre që dalin në rrugë për të imponuar një qeveri sipas tekave të tyre për zgjedhjet e parakohshme. Ku është parë kjo? Kjo nuk është parë askund he s’ka shans të shikohet këtu”, tha Rama.