Haradinaj bën deklaratën bo.mbë: Ja pse Rama vuri Cakajn si ministër

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë për ‘360 gradë’ në Ora News, ka zbuluar skenarin, ku sipas tij bënte pjesë edhe Kryeministri Edi Rama për ndarjen e Kosovës. Madje Haradinaj pohon se Rama emëroi Gent Cakajn si ministër të Jashtëm, për të përmbushur projektin e ndarjes së Kosovës. “Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka punuar kundër Kosovës, ndërsa Ditmir Bushati rezistoi kundër planit për ndarjen e Kosovës, derisa e larguan, për të sjellë Cakën, që ishte shumë aktiv, duke promovuar ndërkombëtarisht këtë projekt…

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, na dha mbështetje kundër ndarjes së Kosovës, po ashtu edhe opozita e Shqipërisë, Berisha, Basha dhe Monika Kryemadhi. Tani mosndarja e Kosovës, është një betejë e fituar!”, tha ish-Kryeministri i Kosovës.

Lidhur me takimin e zhvilluar në Novi Sad, mes Presidentit serb Aleksandar Vuçiç, Kryeministrit Edi Rama dhe atij maqedonas, Zoran Zaev, Haradinaj theksoi se shengeni Ballkanik, pa Kosovën, është një gabim shumë i madh.

“Kështu tregohemi shumë të dobët përpara Serbisë dhe Europës…”, deklaroi Haradinaj.