Haradinaj i prezanton për herë të parë, kush janë 3 vëllezërit e tij

Vëllezërit Haradinaj duket se kanë vendosur të kalojnë në mal një periudhë pushimi.

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, deputeti Daut Haradinaj, dy vëllezërit e tjerë, Frashëri dhe Vetoni, si dhe nipi i tyre, djali i dëshmorit të kombit, Shkëlzen Haradinaj, Luani, kanë qëndruar në bjeshkën e Shtedimit.

Në fotografinë e publikuar në rrjetin social “Facebook” nga Daut Haradinaj, vëllezërit shihen së bashku në bjeshkën e Shtedimit.