Harrojeni rrugën e Kombit, shikoni megavjedhjen që është bërë në aksin Shkodër-Hani Hotit

Pak kush do ta kishte menduar se vjedhja që do ti bëhej miliona lekëve nga investimet në rrugët shqiptare, do të kalonin në heshtje. Duket se futja e duarve në tenderat dhe investimet publike nuk ka të ndalur dhe nuk është një fenomen i ri.

Mëgjithëse për vetë vlerën dhe rëndësinë që ka, në krye të vemendjes së gjithë këtyre viteve ka qënë rruga e kombit dhe abuzimi më të, realiteti tregon se nuk mbeten pas as akse të tjera, më të vogla në gjatësi dhe gjërësi, por me rëndësi dhe impakt kombëtar dhe ndërkombëtar.

Shkodranews ka arritur të sigurojë ekskluzivisht një raport mbi rrugën Shkoder – Han i Hotit, aks të cilin autoriteti rrugor Shqiptar përveçse e ka patur në listën e vet të investimeve të viteve të fundit, për sinjalistikën rrugore, në arkivat e tij e ka të dokumentuar si një investim ta parametrave europian, që ka kapur vlerën e 34 milion e 901 mijë e 61 eurove, apo 4.8 miliardë lekevë Shqiptare.

Por skandali më i madh lidhet me faktin se vjedhjet dhe abuzimi kanë shkuar deri aty, sa në projekt dhe raportin përfundimtar janë të shënuar edhe të dhëna që me një vëzhgim të thjeshtë në terren kupton që nuk gjenden aty, por janë zhdukur pa u parë me sy nga akush, si: ndriçimi, korsitë e biçikletave, trotuaret, apo vendqëndrimet për autobuse. Raporti i plotë se si janë shënuar të dhënat për këtë rrugë, po ju a sjellim si më poshtë për të kuptuar atë cfarë ka arritur të bëjë autoriteti rrugor shqiptar në vitet 2009 – 2015, me bekimin e ministrisë së transporteve dhe qeverisë shqiptare të asaj kohe! Por disa here me i rende behet problemi kur sheh se si sot megjithe defektet dhe mangesite e lena nga projekti, rruga as nuk mirembahet.

Qofte bashkia Shkoder per territorin e saj, qofte ajo Malesi e Madhe apo ARRSH kane hequr dore dhe shkaterrimi nuk ndalet. Sinjalistika vertikale serish eshte e manget, ajo horizontale eshte fshire ndersa mbeturinat e kane mbuluar kudo, ne te dy krahet e saj. Papergjegjshmeria institucionale ka shkuar deri aty sa rrenimi vijon dhe te gjithe heshtin apo i hedhin fajin njera tjetres. Larja e duarve nuk mjafton dhe rruga ka nje fond mujor per mirembajtje qe nuk dihet se ku perfundon, ne xhepat e ciles firme apo zyrtari?

Kontraktori : “Ing.Claudio Salini grandi Lavori Spa & Salvatore Matarese” Supervizori: “Sintagma Srl & SËS srl” Financues te punimeve: Qeveria Italiane dhe Qeveria Shqiptare. Kosto e projektit: 4,886,148,555.4 Lekë ose 34,901,061 Euro. Data e fillimit te punimeve: 17//12/2009. Data e rishikuar e perfundimit: 15/01/2015

Pershkrimi i projektit:
Gjatesia e projektit eshte rreth 39 km.Aktualisht rruga eshte e ndare ne dy pjese: Pjesa Urbane rreth 5.5 km dhe pjesa Ekstraurbane rreth 33.4 km. Seksioni i pjeses urbane eshte 15 m. ku shoqerohet me 2 korsi per makina,2 korsi per bicikleta ,2 metra trotuar dhe vendqendrim per autobuzat. Pjesa Urbane ka per qellim rikualifikimin e infrastruktures kryesore si dhe ndricimin rrugor.Seksioni i pjeses Ekstraurbane eshte 12.7 metra ku shoqerohet me 2 korsi nga 3.75 m,1.5 m bankine te asfaltuar dhe 1.1 m bankine top-soil. Punimet ne pjesen ekstraurbane konsistojne ne zgjerimin e rruges ekzistuese,ndertimin e 2 Bypass-eve i Koplikut dhe i Bajzes si dhe rikualifikimin e qendrave urbane Bajze-Koplik.

Financimi:
Ndertimi i ketij segmenti rrugor behet me bashkefinancim te Qeverise Italiane (kredi) dhe Qeverise Shqiptare ne vlere 21.700.000,00 Euro Qeveria Italiane nepermjet Kooperacionit Italian dhe pjesa e mbetur eshte nga Qeveria Shqiptare. Ne kete kredi perfshihen financimi i projektit, ndertimit dhe supervizioni i rruges Shkoder Hani i Hotit.

Ecuria e projektit :
Punimet e ndertimit ne kete segment kane perfunduar. Ne pjesen Ekstraurbane eshte bere edhe marrja perfundimtare ne dorezim ndersa ne pjesen Urbane eshte bere marrja ne dorezim dhe eshte ne periudhen e garancise se defekteve./ShkodraNews