He.lmimi i çiftit në Librazhd dhe vd.e.kja e 19-vjeçares, fqinja që gjeti nusen e pajetë tregon tme.rrin që pa me sy

Një nga fqinjët e familjes Hajdari në Xhurë të Librazhdit, tregon se çfarë ka parë në momentin që ka hyrë në banesën e Olsit dhe Rezartës. E moshuara tregon se i ka gjetur të helmuar.

Në një prononcim për “Top Channel”, e moshuara shprehet se ka thirrur të ndjerën por që ajo nuk merrte më frymë.

“Unë qava e para se më thirri kjo mua. Eja tha se çfarë më ka ndodhur. I thashë çfarë të gjeti moj bijë. Çunin nuk e parashikova dot se u mora me nusen. Oj Rezarta, oj Rezarta, thirr, thirr, e fërkova tek gjoksi, por ajo hiç. Shkonin shumë si çift, aq shumë sa s’di ç’të themi. Dashuria e tepërt qenka…,”  tregon ajo.

Ndërsa një tjetër fqinjët shprehet se nuk di asnjë detaj tjetër, por që thjesht ka dëgjuar që dyshja kanë ikur në spital. “Na thanë që kanë ikur në spital. S’e dimë,”- tregon ai më tej.