“Heq dorë nga dëmshpërblimi 1 milion euro”, dy shqiptarët që su.lmuan djalin e Simona Venturës e pësojnë e keq

Dy emigrantët shqiptarë në Itali që sulmuan djalin e prezantueses së njohur italiane, Simona Ventura e kanë pësuar keq. Për sulmin e 1 korrikut 2018, ata do të duhet të kalojnë disa vite të mira në burg.

Gjykata e Milanos ka marrë sot vendimin për dënimin e 4 agresorëve. Albano Jakaj është dënuar me 5 vjet e 6 muaj burg ndërsa shqiptari tjetër Andi Arapi me 5 vite burg. Po 5 vjet burg e 6 muaj burg është dënuar italiani Alessandro Ferzoco, ndërsa dënimi më i rëndë është marrë për italianin Davide Caddeo, me 9 vite burg. Akuza ndaj tyre është “tentativë vrasje”.

Djali i Simona Ventures ka hequr dorë nga dëmshpërblimi prej 1 milion euro i kërkuar në seancën paraprake nga avokatja e tij. “Heq dorë nga çdo dëmshpërblim”, ka deklaruar Nicolò Bettarini, në një kominikim për mediat. “Kërkonim vetëm drejtësi dhe drejtësia u arrit. Më në fund kjo periudhë e tmerrshme mori fund” tha ai.

Djali i prezantuese italiane, Simona Ventura dhe ish-futbollistit të njohur Stefano Bettarini, 20-vjeçari Nicolò Bettarini u plagos me 11 plagë me thikë natën e 1 korrikut 2018 pranë diskotekës së njohur milaneze ‘Old fashion’. Ai iu nënshtrua një ndërhyrje delikate në krah që për fat shkoi mirë.