Heqja e dënimit të përjetshëm për Dritan Dajtin, reagon ashpër Ministria e Drejtësisë

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj tha se mbështet Prokurorinë e Përgjithshme në qëndrimin e saj për ta ankimuar reduktimin e dënimit për Dritan Dajtin.

Ajo e cilësoi si vendim të paprecedent heqjen e dënimit të përjetshëm për Dajtin, i cili 10 vite më parë ekzekutoi 4 efektiv të policisë së shtetit.

“Ne do ndjekim të gjitha hapat ligjore që jeta e katër dëshmorëve të peshohet në kandarin e korrupsionit, të mungesës total e integritetit dhe profesionalizmit të disa gjyqtarëve të cilët nuk meritojnë asgjë tjetër përveçse përbuzjen e çdo qytetari të ndershëm”, tha Gjonaj.