Heshtja dra.matike e Ramës për kaosin në Shkodër, Senida Mesi trazon serish ujërat

Ishte parashikuar për të hënën, por kryeministri Edi Rama e ka dështuar takimin me përfaqësuesit e zgjedhur të Shkodres, deputetet dhe të deleguarit e qarkut. U prit që një gjë e tillë të zhvillohej të martën, por sërish nuk ndodhi dhe askush nuk di të tregojë se kush ishin arsyet e dy dështimeve njëri pas tjetrit. Të gjithë kanë zgjedhur të heshtin duke mos thënë qoftë edhe një gjysëm fjale për dështimin e takimit dhe situaten kaotike që vijon të mbajë të mbërthyer socialistët e metropolit verior. Sikur të mos mjaftonte gjithë kjo amulli, ujrat i ka trazuar edhe më shumë një deklaratë e ish zv/kryeministres Senida Mesi në media, e cila u shpreh: “Akuzat që dëgjoj lart e poshtë me tendera dhe ankande, dua të theksoj një element të rëndësishëm. Deri tani ka qenë tender, kush ka ofruar çmimi më të lartë. Ta harrojë që do jetë një drejtor i emëruar kush ofron çmimin më të lartë. Dhe të jetë një drejtor që ofron cilësinë më të mirë, profesionalizëm më të lartë dhe të dijë të administrojë insititucioneve. Për të garantuar këto elementet që po të them. Duhen më të mirë nga ata që kanë aplikuar për tu emëruar dhe të garantohet që procesi të jetë transparent, për të marrë vendimin më të mirë. Jo kë do Senida, Paulini, as Luani. Në lidhje me procesin aktual për emërimin e drejtorëve, është bërë një proces sikurse e kemi deklaruar ku është ngritur një komision qytetarë për të thithur sa më shumë kandidatë. Aktualisht kemi një mori aplikimesh që unë jam e lumtur që një pjesë e individëve,  intelektualëve shkodranë që nuk kanë qenë të përfshirë në jetën publike por në institucione private kanë shprehur interesin për të aplikuar dhe për të qenë drejtues në këto institucione. Është një proces normal, ku është në dorën e ministrive për të vlerësuar kandidaturat dhe për të bërë procesin e vlerësimit” përfundoi ajo. Senida Mesi nuk bëri asgjë më shumë duke i nxjerr bojën jo vetëm kryeministrit Rama dhe PS, por edhe vetë vetes së saj, pasi deri dje që ishte zv/kryeministre nuk e tha qoftë edhe një gjysëm fjale për të gjithën këtë. Ndërkohë sot ka marrë guximin të flasë pasi ju lëkunden pozitat e saj. E ndërsa fjalët e Mesit kanë vënë në lëvizje edhe deputetet e tjerë, vetë Rama ka preferuar të heshtë në këto 48 orë, duke shmangur mbledhjen e deklaruar prej tij. Burime pranë selise rozë thonë se me gjasa një takim i tillë nuk do të mbahet pasi kryeministrit i ka sosur durimi me të deleguarit dhe deputetet e Shkodres, prandaj do t’i pyese në emra të përveçem, e brenda 10 ditësh do të vendoset për kryetarin e ri të partisë dhe emerimet në drejtoritë rajonale. Duke marrë vetë frenat në duar, kreu i PS dhe njëherësh kryeministri shqiptar synon të shuajë zhurmën e madhe që ka krijuar Shkodra, përballë një mori problemesh që ka sot qeverisja në të gjithë Shqipërinë e me skandalet që i zënë vendin njera – tjetrës./ShkodraNews