Heshtja e Valdrinit për akuzat e PD, një pranim pa zë apo edhe diçka më shumë?

Akuzat e partise demokratike per nje denim te mundshem te kryebashkiakut te ri te Shkodres Valdrin Pjetri ne vitet 2001- 2002 ne Firence te Italise kaluan ne heshtje. Kryetari i ri i bashkise dhe mazhoranca zgjodhen heshtjen, ndersa demokratet jane hedhur ne aksion duke germuar tek e shkuara e Pjetrit qe sipas tyre eshte e erret dhe me plot probleme ne shtetin fqinj. Prej kohesh ata thone se kandidati i zgjedhur prej Tom Doshit e qe mori bekimin e Edi Rames, ka qene i denuar dhe me pas i debuar nga Italia, ku dyshimet kryesore lidhen me aktivitete te paligjshme ne kete shtet, e qe policia me pas e ka debuar Pjetrin.

Ky i fundit mesohet se ka plot 10 vjet qe nuk ka hyre ne shtetin Italian pas debimit nga karabinieret. Disa here eshte pyetur nga mediat per kete gje por Pjetri ka zgjedhur heshtjen dhe madje buzeqeshjen ironike. E ne fakt nje shprehje e vjeter thote qe buzeqesh mire kush e ben i fundit. A i eshte ngrire apo jo buzeqeshja e te zgjedhurit te Doshit dhe Rames kjo mbetet per tu pare ne ditet ne vijim.

Por nese akuzat ndaj tij vertetohen kjo eshte nje shuplake e rende qe do ti shkaktonte tronditje te forte socialisteve dhe vete Rames qe me te enderronte Shkodren, mollen e ndaluar prej plot 30 vitesh. Gjithcka mbetet per tu pare ne ditet ne vijim kur partia demokratike te mund te zbardhe dicka nga akuzat, ose prokuroria te flase apo vete Pjetri te marre guximin te pergenjeshtroje./ShkodraNews