Hidhet në aksion policia, Basha niset me urgjencë drejt Astirit

Një natë e gjatë pritet të jetë për banorët e Astirit mbrëmja e sotme.

Kjo për shkak të njoftimeve se policia do të tentojë të mësyjë mbi banorët që kundërshtojnë prishjen e banesave të tyre. Në këtë zonë janë grumbulluar forca të shumta policie dhe FNSH-së. Drejt protestës është nisur edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Përmes një postimi në Facebook edhe ish-kryeministri Sali Berisha i bën thirrje policisë të ndalë terrorin mbi banorët, të cilët i quan “heronjtë e Unazës së Re”.

“Ndal terrorit policor, raperzaljeve të narkopolicëve të Edvin Kristaq Urrejtjes dhe Vasalit të tij ndaj heronjve të Unazës së Re.Narko policia i ka rrethuar ata. Qënderstarët kanë bllokuar rrugën”, – shkruan Berisha.