“Hileja” e Voltanës në mbledhjet e PD Shkodër

Ashtu si angazhimi politik i opozites me protesta, edhe mbledhjet e kryesise se deges lokale te PD Shkoder kane qene te shpeshta. E fundit ishte ajo e kesaj te diele, gjithçka ne funksion te protestes se radhes qe opozita ka lajmeruar me 31 Maj.

Por ndersa bie ne sy pjesmarrja e ish deputeteve dhe strukturave te tjera, ne pah dalin edhe me te parregulltit, apo thene ndryshe qe e shohin deren e partise vetem kur kane interes apo duan te bien ne sy.

Ky eshte shembulli i kryetares se bashkise Voltana Ademi qe nje mbledhje shkon dhe me pas zhduket per jave apo muaj te tere. Ne 6 Maj ishte shfaqja e fundit sepse natyrisht duhej pergatitur edhe ardhja e Bashes ne Shkoder dhe nuk humb rastin ne te tilla momente te duket e madje te marre edhe lapsin e letren per te shenuar detajet.

Me pas ka ikur ne drejtim te paditur pa shkuar ne asnje prej mbledhjeve te tjera te gjithe ketij muaji intensiv. Ademi ecen me laps dhe leter dhe kuptohet qe kur nuk ka perse te duket se ben, pasi per te nuk ka interes partia, por egoja dhe perfitimi personal. Ky i fundit eshte shume me i rendesishem per te sesa cdo gje tjeter, pasi ajo do te qendroje ne loje me cdo forme dhe per kete i ka ne dispozicion ushtaret qe i paguan me taksat e shkodraneve, e qe ka mbushur administraten e saj.

Voltana mes partise dhe karriges primare ka te dyten dhe per ta bere po luan cdo gure, duke mos hezituar te sakrifikoje nese i duhet edhe partine qe e ngjiti ne shkallet e jetes publike e politike./ShkodraNews