Hiqet nga qarkullimi 10 lekshi që përdorim tani, ja çfarë do dalë

A e dini se duke filluar nga data 25 qershor 2019 do të hidhet në qarkullim monedha metalike e re me vlerë nominale 10 Lekë?

Banka e Shqipërisë njoftoi se monedha e re ka të njëjtën përbërje, pamje, përmasa dhe peshë me monedhën metalike me vlerë nominale 10 Lekë, emetim i vitit 2013.

Ndryshimi nga emetimi i fundit qëndron tek viti i emetimit i shtypur në trupin e monedhës metalike, i cili në monedhën e re do të jetë “2018”, si dhe drejtshkrimi i fjalëve “LEKË”, dhe “SHQIPËRISË”.

Filluar nga data 25 qershor 2019, monedha metalike me vlerë nominale 10 Lekë, me kurs ligjor, emetim i vitit 2018, do të përdoret si mjet pagese paralelisht me të gjitha monedhat metalike ekzistuese në qarkullim të kësaj prerjeje, emetime të viteve të mëparshme.

Rishtypja e monedhave metalike shqiptare me kurs ligjor, me vlerë nominale 10 Lekë, është miratuar me vendimin 2/2018 të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, në mbështetje të ligjit 8269/1997 “Për Bankën e Shqipërisë”, i ndryshuar. Monitor