Historia 30-vjeçare e planit an.tishqiptar/ Me Kosovën e përjashtuar, Rama në tavolinën e Vuçiçit për të rikthyer Jugosllavinë

Pas dështimit me pazarin e kufijve dhe bllokimin e negociatave, çunaku Cakaj, Batoni dhe Edi Rama pazar të ri me Vuçin për idenë e shpalljes së Beogradit si epiqendër të Ballkanit

Pas fitores së Lëvizjes Vetëvendosja të Albin Kurtit në Kosovë, një kundërshtar i përbetuar i kastës së vjetër të politikanëve në Tiranë dhe Prishtinë, si dhe pas sinjaleve për dështimin e radhës me negociatave, Edi Rama është shfaqur në sofrën Vuçiçit në Beograd, si gjithnjë me një veshje qesharake, në emër të shfaqjes ndryshe dhe guximshëm. Rama u shfaq mbrëmë në një darkë në Novi Sad, me shampanjë dhe qirinj, në një tavolinë me presidentin serb Alexandar Vuçic, kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe kryeministren serbe Ana Brnabic. Takimi u paraqit sikur po mbahej për lehtësimin e procedurave, për lëvizjen e mallrave, njerëzve dhe shërbimeve mes vendeve të Ballkanit, ku lihet jashtë Kosova, e cila me fitoren e Albin Kurtit nuk mund të jetë më objekt pazaresh për Edi Ramën.

Kjo nismë, me Kosovën e përjashtuar, është pjesë e një plani të hershëm të Beogradit, për rikthimin e ish-Jugosllavisë, me Shqipërinë, Malin e Zi, Maqedoninë dhe Bosnjen nën ombrellën e saj. Plani parashikon që Beogradi të jetë kryeqyteti i vendeve të Ballkanit. Gjithashtu plani parashikon që të ndërtohet një parlament për Ballkanin në Beograd, kur të gjithë vendet të kishin deputetët e tyre. Pra me fjalë të tjera një rikthim i Jugosllavisë, tani jo me luftë, por me diplomaci. Fillimisht është mbajtur një takim sekret në Malin e Zi për këtë projekt, ku ka marrë pjese Aldo Bumçi, i cili në atë kohë ishte ministër i Jashtëm në qeverinë e Sali Berishës. Mbledhja i mbajt shumë sekret. Më pas, kur humbi pushtetin, Sali Berisha akuzoi Edi Ramën se po vijonte me zbatimin e planit të Beogradit, kur në fakt që të dy punuan mbi këtë plan.

Me largimin e Ditmir Bushatit dhe vendosjen e çunakut të Baton Haxhiut në krye të Ministrisë së Jashtme, Rama duket se ka nisur sërish pazaret për këtë projekt, për ta paraqitur veten para ndërkombëtarëve si njeriu i paqes në Ballkan. Rikthimi i këtij plani antishqiptar vjen pas dështimit të radhës me hapjen e negociatave si dhe pas dështimit të pazarit me kufijtë e Kosovës, kur në lojë ishin edhe Hashim Thaçi, çunaku qesharak i Batonit, vetë Batoni dhe sigurisht Edi Rama. Në një kohë kur shqiptarët prisnin që qeveria e Edi Ramës të plotësonte kushtet e Brukselit për hapjen e negociatave, Rama shfaqet në Novi Sad për integrimin e Shqipërisë në Serbi.