HISTORIA/ Ajo i fali veshkën që të jetonte, djali bie në hall të madh: Unë nuk mundem, e dashura ime është…

Një burrë rreth 30 vjec ka treguar historinë e tij në rrjetet sociale dhe kërkon ndihmë për të zgjidhur dilemën nëse duhet ta b.raktisë të dashurën apo duhet patjetër të martohet me të, duke pasur parasysh sakrificën që ajo ka bërë për të.

Jetojnë bashkë tashmë pesë vjet… Ai dëshiron ta braktisë jo vetëm vajzën të cilën më nuk e dashuron, por edhe personin të cilit ia ka borxh jetën.

Ka ndodhur kështu, sepse ka pasur probleme serioze shëndetësore, ndërkaq është ndier që në këtë luftë është i vetëm. Diagnoza ishte: sëmundje e pashërueshme e veshkës, andaj ka qenë i detyruar të zgjedhë njërin nga dy opsionet: Dializën apo transplantimin e veshkës.

Dhe atëherë e dashura e tij, i ka dhuruar një veshkë. Mirëpo, marrëdhënia e tyre është në krizë të vërtetë. Ai nuk e dashuron më. Nuk ndien as simpati ndaj saj.

Konsideron që ajo nuk e ka merituar që pranë saj të qëndrojë mashkulli i cili nuk e dashuron.

Tani sërish është në udhëkryq jetësor: ose ta braktisë, ose të martohet me të?! Çfarë të bëjë?

Nëse qëndron me të, do të ndihet i burgosur, ndërkaq ajo kurrë nuk do të jetë e lumtur me të.

Nëse ndahet nga ajo, do ta ndjekë ndjenja e fajit, dhe do ta kritikojnë të gjithë, sepse e ka braktisur personin i cili ia ka shpëtuar jetën.