Historia e 12 vjeçarit nga Divjaka që po thyen rrjetin

Ai është i pafati i radhës në këtë shtet ku shërbimi social nuk njihet, e nuk bëhet fjalë që shteti të kujdeset për njerëzit në nevojë. Quhet  Endriti 12 vjeçari i prekur nga një sëmundje e rrallë në gjymtyrë. Endriti është i prekur nga sindroma Brutson, e cila e bën të rropatet me një patericë për të bërë disa hapa.

Gjendja e djalit është barra më e rëndë e familjes Mehmeti në fshatin Grabian të Divjakës. Që kur ishte i vogël, Endriti nuk ka pasur zhvillim normal të njërës prej këmbëve dhe kjo ka bërë që ai të mos ecë si të tjerët. Endriti 12-vjeçar e di që vuan nga një sëmundje e rëndë, dhe lutet që dikush ta ndihmojë me vizita më të specializuara.

Prindërit e 12-vjeçarit Nezir dhe Bukuri Mehmeti tregojnë se kanë bërë disa vizita në spital, por mjekët iu kanë thënë se djali duhet t’i nënshtrohet një operacioni jashtë vendit. Babai dhe nëna e Endriti bëjnë thirrje për ndihmë pasi nuk mund t’i përballojnë financiarisht shpenzimet për kurimin e djalit.

Endriti dëshiron të jetojë dhe ka nevojë të ndihmohet për këtë, ashtu siç ka nevojë familja të shohë djalin të ecë e të vrapojë si çdo bashkëmoshatar dhe gjyshja që thotë se do të vdesë e qetë vetëm kur të shohë Endritin të ngrihet në këmbë.

Për të ndihmuar Endritin mund të kontaktoni në numrin e telefonit të babait të tij: 0695204302 (Nezir Mehmeti)

Lexo edhe: