Historia e dhi.mbshme/ E moshuara ngel në mes të rrugës, i vlerësojnë gabim dëmet e tërmetit

Pas tërmetit të 26 nëntorit një e moshuar tashmë është në qiell të hapur. 73-vjeçarja është lënë në mes të rrugës nga institucionet shtetërore, të cilat i kanë vlerësuar gabim dëmin e tërmetit të 26 nëntorit.
Meme Kajmaku, nga Ishmi i Durrësit, u ankua në redaksinë e emisionit “Fiks Fare” se vlerësuesit e dëmeve ia kanë nxjerrë shtëpinë pjesërisht të banueshme. Ndërkohë, shtëpia e saj është shkatërruar. Një nga muret e shtëpisë ka rënë, muret dhe çatia janë shkatërruar. Por, sërish në letra rezulton se shtëpia është e banueshme dhe e riparueshme.
Në momentin që grupi i xhirimit shkoi te banesa e zonjës Meme Kajmaku, në atë zonë ishte edhe një grup vlerësimi nga Instituti i Ndërtimit dhe nga Inspektoriati i Ndërtimit. Gazetarët pyetën punonjësit nëse banesa është në listën e tyre, pasi ata kanë vetëm banesat që janë shkatërruar plotësisht dhe kanë nevojë për shembje që të fillojë procesi i rindërtimit. Një nga punonjësit na thotë se shtëpia duket që është e shkatërruar dhe nuk e di si ka dalë DS3. Sipas tij, kjo shtëpi është DS5 (e pabanueshme dhe duhet të shkatërrohet).