Historia e gruas që i v.r.anë burrin se e kapën me dashnoren, Eni Çobani betohet dhe thotë…

Ashtu si ajo njihet,e fortë dhe e vendosur ka bërë një premtim para mijëra shikuesve.

Në një histori jo të lehtë tek seanca e ndërmjetësimit e kësaj të diele në rubrikën “Shihemi në gjyq”, kjo çështje do të sqarohet dhe do të ndiqet nga Eni Çobani.

“Alketa bashkë do vemi në Korçë, do ta vazhdojmë. Nuk do të lë asnjë grua shqiptare që burrat shqiptarë të abuzojnë më me gra si ju të cilat nuk arrini dot as të thoni emrin tuaj, jo të hidhni firma. Është krim i madh që me gra të tilla të abuzoni dhe të thoni të nesërmen që firma është e saj. Ajo nuk di të artikulojë, jo më të hedhë firmë. Prandaj Alketa, bëhu e fortë dhe kërko të drejtat e tua. Së bashku do shkojmë deri në fund për të kërkuar apartamentin tënd dhe të vajzave të tua”, tha Eni Çobani në përfundim të kësaj seance ndërmjetësimi.

HISTORIA

Zonja Alketa ka kaluar shumë vështirësi në jetë. Në vitin 2012, bashkëshorti i saj Feridon Bollguri u vra në një krim pasioni. Ai kishte lidhje martesore me një grua tjetër të martuar, e cila para tij ka pasur një tjetër të dashur jashtë martese. I dashuri i parë, për shkak të xhelozisë, vrau brenda makinës ish të dashurën e tij dhe të dashurin e saj të ri, që ishte Feridon Bollguri. Më pas vrau edhe veten.

Sikur të mos mjaftonin gjithë këto fatkeqësi për znj.Alketa, sot ajo jeton një dhomë të rrënuar në fshatin Podgorie të Korçës. Së bashku me burrin e ndjerë, kishin blerë një apartament në qytetin e Korçës. Por familjarët e ish-bashkëshortit, thotë se janë kanë marrë banesën dhe dy nga tre vajzat, dhe nuk e lejojnë që të takojë fëmijët. Motra e saj, e cila kishte ardhur në studio, refuzoi që ta ndihmonte. Ndërsa dy motrat e tjera të znj.Alketa nuk dhënë asnjë shenjë reagimi.

Në pamundësi për t’u artikuluar qartë për shkak të vuajtjeve të shumta, drejtuesja e seancës së ndërmjetësimit Eni Çobani u zotua se do ta ndihmojë që të rifitojë trashëgiminë që i takon nga bashkëshorti dhe të vendosë dinjitetin në vend. Ka dyshime se firmat e znj.Alketa mund të jenë keqpërdorur, edhe pse faktikisht dokumentet e shitjes së apartamentit të saj janë të ligjshme.