Historia e s.e.ksit e kësaj femre do ju shashtisë

E dashur Deidre,

Isha kohët e fundit me një shok timin shumë të mirë. Me të mund të them se pata mbrëmjen më të mirë të jetës sime. S.e.ksi me të ishte fantastik. Por ka një problem. Ai nuk dëshiron të jetë i dashuri im.

Isha unë e para që e putha kur ishim në një club. Dy vjet më parë isha 18 vjeç e sapo isha ndarë me një tjetër djalë. Ky dukej i mrekullueshëm. Ne qëndruam bashkë, biseduam gjatë gjithë kësaj vere, por vetëm si miq.

Në një moment më tha se një vajzë që ai e pëlqente i kishte kërkuar takim. Ajo ishte 19 vjeç dhe ai 21 vjeç. Por u ndanë pas një viti lidhje sepse ajo nuk e lejonte djalin të takonte miqtë e tij.

Kur dolëm herën tjetër, e pyeta nëse mund të kaloja natën në shtëpinë e tij. Ai pranoi pa asnjë mëdyshje.

Gatuam darkën dhe qeshëm pafund duke dëgjuar muzikë. Ai më puthi dhe përfunduam duke kryer marrëdhënie seksuale. Ai ishte i qetë, i butë, nuk ngjante fare me djemtë e tjerë që kam pasur raport seksual. Bëmë seks përsëri në mëngjes dhe përsëri ishte fantastik. Kur i thashë mirupafshim të nesërmen që po ikja, fillova të qaj. Ai më çoi mesazh më vonë për të më pyetur nëse isha mirë. I thashë se po ndieja për të.

Por ai më tha se “unë patjetër të shoh më shumë se vetëm një mike, por kjo marrëdhënia e fundit qe kam pasur me të vërtetë më ka bere te ndihem keq. Ajo vajze me ka fikur emocionet e dashurisë mua dhe nuk mund të kem një lidhje tani”./Përktheu: ShkodraNews