Historia e vërtetë e filmit “Vajzat me Kordele të Kuqe”, Nexhmije Hoxha ishte një prej tyre, por …

Gazetari Dashnor Kaloci ka realizuar një iuntervistë  më Tomorr Dostin.  Tomorr Dosti është  i biri i Hasan Dostit, ish-kreut të Komitetit për Mbrojtjen Kombëtare të dalë nga Konferenca e Mukjes në vitin 1943, dhe eksponent kryesor i organizatës nacionaliste, “Balli Kombëtar”, i cili në fundin e vitit 1944, u detyrua të largohej nga Shqipëria prej hakmarrjes së Enver Hoxhës, dhe të vendosej në SHBA, ku për shumë vite drejtoi “Komitetin Shqipëria e Lirë” që e financonin dhe e mbështeste qeveria e SHBA-vë. Hasan Dosti ka një histori të trishtë familjarë që daton që para luftës së dytë botërore dhe vazhdon edhe më tej për 8 dekada me radhë.

Po çështë kjo histori? Në fakt bashkëshortja e diktatorit Hoxha është përfolur se ka patur një rol të rëndësishëm në vendimarrjet e Enver Hoxhës gjatë kohës së diktaturës. Kjo është një nga ato histori ku Nexhmije Hoxha thuhet se ka qenë e pamëshirmshme me miken e saj më të ngushtë. Miqësi që Nexhmija nuk është kursyer as të realizoj një film sic është ai i “Vajzat me kordele të kuqe”.

Historia e panjohur e “Vajzave me kordele të kuqe” e cila vjen nëpërmjet dëshmive të rralla, të 90 vjeçarit Tomorr Dosti, i biri i Hasan Dostit, ish-Ministër i Drejtësisë në qeverinë e Mustafa Krujës nën pushtimin Italian dhe kreu i Komitetit për Shpëtimin Kombëtar i dalë nga Konferenca e Mukjes. Ai në ’44-ën u largua nga Shqipëria bashkë me Mithat Frashërin dhe u vendosën në SHBA, ku pas vdekjes së Mithatit në 1949-ën, ai drejtoi për shumë vite Komitetin “Shqipëria e Lirë” që mbështetej nga qeveria e SHBA-ve, duke përfaqësuar Shqipërinë në të gjitha Kongreset e “Popujve të robëruar” që mbaheshin në Europë dhe SHBA.