HISTORIA HO.RRORR/ Birësojnë 11-vjeçarin vetëm për ta vr.arë

Se çfarë kri.mesh mund të bëjnë njerëzit është e llah.tarshme ta mendosh si në rastin e mëposhtëm.

BBC shkruan se një çift indian në Londër, rrezikon dëbimin në Indi, pas investigimit nga policia londineze, për motivet që  fshiheshin pas kërkesës për birësim nga ana e çiftit. Çifti indian kishte udhëtuar në Indi, ku dhe kishin gjetur 11-vjeçarin Gopalin, i cili kishte humbur prindërit e tij, dhe jetonte në një fermë me motrën e tij dhe bashkëshortin e saj.

Çifti indian pasi ishte njohur me historinë e djalit, kishte vendosur t’a birësonte atë. Pas nisjes së procedurave të birësimit, ata i kishin bërë vogëlushit një siguracion jete prej 15 mijë dollarësh.

Në rast se fëmija humbte jetën, ata do të përfitonin një shumë prej 150 mijë dollarësh. Motra e 11-vjeçarit dhe bashkëjetuesi i saj, shpresonin që djali do të kishte një jetë më të mirë në Londër, por kjo gjë nuk ndodhi kurrë.

Çifti indian nuk arriti dot t’a merrte djalin në Londër, pasi gjatë proçedurave të birësimit, djali u su.lmua nga dy motoçiklistë në Indi, të cilët ishin vra.sës me pagesë dhe i morën jetën atij duke e goditur me th.ikë, i vr.arë mbeti gjithashtu edhe bashkëshorti i motrës së djalit, i cili kur pa ngjarjen u fut për të ndihmuar vogëlushin.

Policia indiane ka mundur të arrestojë një të dyshuar, ndërkohë që nën hetim janë dhe katër të tjerë.

Çifti që donte ta birësonte vogëlushin, janë arre.stuar në Londër, por gjykatësit janë në mëdyshje, pasi nëse ata e rikthejnë çiftin për tu dënuar në Indi, ata do të dënoheshin me burgim të përjetshëm pa mundësi apelimi, gjë që bie ndesh me ligjet angleze.