Historia misterioze e gazetares angleze në Shqipëri, Manjani u kërkon ambasadorëve që…

Ka pak orë që qarkullon lajmi se gazetarja  britanike, Alice Elizabeth Taylor, ka denoncuar autoritetet shqiptare se i kanë mohuar lejen e qëndrimit në vendin tonë. Sipas saj, fillimisht i ëshë thënë se rezidenca i ishte pranuar, ndërkohë që lajmi se duhet të lërë vendin tonë i vjen në një kohë që ajo është 6 muajshe shtatzënë me të fejuarin e saj shqiptar, Ergys Hoxha.

Ndërkohë Hoxha, i fejuari i Tayler, ishte një ndër personat e proceduar nga policia për protestën e 26 shkurtit.

Vetë blogerja angleze që u bë e njohur në vendin tonë me një shkrim ku rendiste 28 veset e shqiptarëve, e lidh këtë vendim të shtetit shqiptar me artikujt kritikë që ajo ka shkruar ndaj situatës së fundit politike në Shqipëri. Taylor raportoi edhe për televizionin rus “Russia Today” lidhur me protestat e opozitës.

Për këtë ka reaguar edhe ish ministri Ylli Manjani i cili shkruan se ambasadorët e huaj në Shqipëri duhet t’i dalin në mbrojtje gazetares së tyre.

“Alice Taylor qenka një gazetare e huaj rezidente në Shqipëri. Nuk kisha dëgjuar për të deri më sot, kur lexova denoncimin e saj, sipas të cilit qeveria kërkon ta përzërë nga territori megjithëse është në pamundësi shëndetësore për të udhëtuar.

Natyrisht, me këtë gjest qeveria bëri të famshme edhe një kritizere të huaj. Dukshëm akti i mos rinovimit të lejes së qëndrimit është i motivuar nga hakmarrja politike provinciale.  Por dëbimi në kushtet e pamundësisë shëndetësore është trajtim çnjerzor!  Asnjë shqiptar nuk e bën kët gjë! S’e ka bërë kurrë as në ditë të vështira. Qeveria që e bën këtë gjë s’mund të jetë më e jona! Na fëlliqi, po fare! Ndërkohë ambasadorët boll na qanë hallet tona, ti dalin në mbrojtje gazetares së tyre! OSBE dhe BE në mënyrë të veçantë”, shkruan Ylli Manjani.