Historia që të lë pa fjalë/ Artan Hoxha shpjegon gjithë çka ndodhi me Jak Prengën

Gazetari Artan Hoxha ka folur gjerë e gjatë sot në lidhje me atë që ndodhi me Jan Prengën. Nga Studio e ABC Neës me gazetarin Endri Xhafo, Hoxha është shprehur se nga e gjithë kjo histori e vetmja gjë që i bën më përshtypje është fakti se si informacioni për mediat nuk rrodhi në momentin që dosja ishte në prokurorinë e Tiranës, por në momentin që ajo kaloi në SPAK.

Sipas deklaratave të tij të forta, Jan Prenga i cili është marrë pe.ng me 17 janar në Kamzë ka qenë i vr.ar.ë që atë natë dhe çdo lëvizje tjetër ka qenë boshe nga ana e pengmarrësve me qëllim vetëm për të marrë ngarkesën e kokainës dhe paratë. Artan Hoxha është shprehur ndër të tjera se mister vijon të mbetet dhe fshehja dhe mosgjetja e trupit të 49 vjeçarit Jan Prenga.