Historia rrë.qethëse e Alvinit në Siri, vjen lëvizja sho.kuese e Rudina Hajdarit

Duke marrë shkas së çështja është bërë shumë e ndjeshme në opinion publik, deputetja e Kuvendit të Shqipërisë, Rudina Hajdari i ka dërguar një kërkesë për informacion ministrit të Jashtëm Gent Cakaj mbi rastin e Alvin Berishës.

Sipas Hajdarit, duhet një zgjidhje e menjëhershme për mbrojtjen e qytetarëve shqiptarë kudo që janë.

“Sot i dërgova kërkesë për informacion Ministrit në Detyrë z. Cakaj për rastin e Alvinit. Ai nuk është një rast i izoluar. Duhet një zgjidhje e menjëhershme që të mbrojmë qytetarët tanë kudo që janë dhe sidomos të miturit se është vërtet e turpshme kjo që po ndodh”, shkruan Hajdari.

Rasti i vogëlushit shqiptar, Alvin Berisha bëri bujë në mediat shqiptare dhe ato të huaja.

Ai kërkohej nga babai i tij, Afrim Berisha që prej natës së 12 dhjetorit 2014 kur bashkëshortja e tij Valbona Berisha largohet nga Italia për t’ju bashkuar luftës së shtetit islamik duke rrezikuar edhe  jetën e djalit të saj.