Historiania e njohur paralajmërim të fundit Greqisë: Merrni masa urgjente ndaj nazistëve, do ta pësoni keq!

Historiania e njohur, Elena Kocaqi, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e kaluar në Greqi, ku u vra një tjetër shqiptar. Përmes një postimi në rrjetet sociale, historiania që zbuloi të vërtetat për prejardhjen e grekëve paralajmëron fqinjët të marrin masa urgjente ndaj nazistëve.

Sipas saj, nuk do të jetë e largët dita kur ekstremistët do të vrasine dhe grekët që kanë kundërshtarë politikë, ndërsa i shpreh ngushëllime familjes së 18-vjeçarit shqiptarit.

“Ngushellime familjes per humbjen e femijes se tyre 18 vjec. Shteti Shqiptar ti kerkoj informacion Shtetit Grek ne lidhje me vrasjet e fundit te Shqiptareve dhe ne vecanti te nje femije. Shteti Grek duhet te marr masa ndaj nazisteve se, nuk do jete e larget dita qe ata do vrasin edhe Greket qe kane kundershtar politike”, shkruan Kocaqi.