Ho.rror/ Përdoreshin si ‘fabrikë fëmijësh’ për t’i shitur, shpëtohen 19 gra shtatzëna

Një lajm horr.or me 19 gra shtatzëna të cilat mbaheshin nga trafikantët dhe trajtoheshin si “fabrikë fëmijësh” është raportuar sot nga mediat e huaja.

Gratë janë shpëtuar nga policia nigeriane.  Shumica e grave ishin rrëmbyer me “qëllim që të mbeteshin shtatzënë” dhe më pas foshnjat e tyre shiteshin nga trafikantët me çmime të ndryshme, nga 800 dollarë deri në 1,400 dollarë. Gjatë aksionit të policisë, janë arrestuar dhe dy femra të tjera të cilat punonin si infermiere dhe asistonin gratë gjatë lindjeve, shkruan neësbomb.al, ndërkohë i dyshuari kryesor është arratisur.

Sipas autoriteteve në Lagos, foshnjat e seksit mashkull shiteshin për 1,400 dollarë, ndërsa ato të seksit femër shiteshin për 830 dollarë, raporton neësbomb.al. Ndërkohë, ende nuk dihet se cilët ishin personat e mundshëm që i blenin fëmijët dhe se në cilët vende. Nigeria ka pasur dhe raste të mëparshme përsa i përket të ashtuquajturave “fabrika fëmijësh” pasi vitin e kaluar u shpëtuan 160 fëmijë.