Horoskopi i vitit 2018. Ja çfarë parashikojnë yjet për ju

Dashi

Për ju të Dashit, 2018-ta do të jetë viti i ndryshimeve. Gjatë vitit do të marrin jetë projektet për të cilat ke kohë që punon. Ju e humbisni shpesh durimin dhe i “çoni gjërat në djall”, por këtë vit gjërat do të jenë ndryshe, në mënyrë pozitive. Ëndrrat e tua do të bëhen realitet.

Demi

Viti 2018 do të jetë viti i ndryshimeve brenda vetes. Do të vëresh shumë ndryshime në mënyrën e të menduarit, madje edhe në mënyrën si komunikon me të tjerët. Ndryshime këto që do të bëjnë të kuptosh kush je në të vërtetë dhe çfarë do. Dyshimet dhe paqartësitë e tua do të sqarohen.

Binjakët

Duhet të bëheni gati sepse 2018-ta për ju do të jetë viti i ndryshimeve drastike. Ndryshime që do të jenë si fizike ashtu edhe mendore. Mundësi të reja që i pret prej kohësh do të të ofrohen. Në 2018-ën do të të duhet të rrezikosh, por do t’ja vlejë.

Gaforrja

2018-ta do të jetë një rrugë e gjatë për të lindurit e Gaforres. Do të jetë një vit i mbushur me pozitivitet dhe me fat, dy gjëra këto që të mungonin prej kohësh. Më në fund vetëbesimi yt po formohet dhe ke nisur të kuptosh se sa shumë mund t’i japësh kësaj bote. Lëri paranojat, por pranoje veten siç je dhe do të kësh shumë surpriza të bukura.

Luani

Për të lindurit e Luanit, 2018-ta nuk do të jetë më një tjetër vit i mërzitshëm. Por do të jetë tërësisht e kundërta. Do të kesh aq shumë energji, sa do të pyesësh nga e ka burimin. Këtë vit do ta “pastrosh” tërësisht mendjen, marrëdhëniet e shkuara dhe do të nisësh të mendosh për të ardhmen. Do të jetë një vit plot relaks, aventura dhe njerëz të rinj.

Virgjëresha

2018-ta do të sjellë më në fund ndryshimet që aq shumë ke nevojë.  Ndryshime që deri më tani i ke shtyrë nga frika. Viti i ri do të sjellë shumë ndryshime në nivel personal, e mënyra jote e të menduarit do të bëhet më racionale dhe pozitive. Më në fund do të japësh dëshmi që je një person më siguri në vetvete. Më në fund do të kuptosh që mund të bësh gjithçka që dëshiron në jetë.

Peshorja

Viti 2018 do të jetë koha për t’u kujdesur për veten. Më në fund do të kuptosh se sa e rëndësishme është që t’i dedikosh kohë vetes, e të mos shqetësohesh gjithmonë vetëm për të tjerët. Pasi e ke kuptuar që shumë pak ta kthejnë kujdesin që u dhuron atyre.

Akrepi

Në vitin 2018 do të reflektosh shumë. Sepse në të shkuarën të ka ndjekur vesi që të përsërisësh të njëjtat gabime. Dhe ke lejuar që këto gabime të të konsumojnë jetën dhe kohën. Këtë vit do të jetë ndryshe. Do t’i vësh kapak atyre gabimeve, duke i dhënë hapësirë kështu eksperiencave të reja.

Shigjetari

Shigjetari nuk do të humbasë as edhe një sekondë të vetëm të vitit 2018. Do të jesh super i karikuar me energji dhe askush dhe asgjë nuk do të mundë të të ndalë. Ke një mision, të cilin e di vetëm ti, por me siguri që e ke. Dhe nuk do ta ndalesh derisa ta përmbushësh këtë mision. Shumë ndryshime do të ketë në jetën sentimentale, shoqëri, familje dhe karrierë. Vit i ri, por edhe ti do të jesh një person i ri. E këtë herë me të vërtetë.

Bricjapi

2018-ta do të jetë viti që më ne fund talenti dhe aftësitë tuaja do të vlerësohen nga personat e duhur. Do të qetësohesh shumë në punë dhe kjo do të të bëjë të kesh rezultate të pabesueshme. Diçka për të cilën po punon prej kohësh, do të përmbyllet me sukses.

Ujori

Për Ujorët, 2018-ta do të jetë një vit i mbushur me ndryshime. Në të shkuarën ke hasur shumë vështirësi që ta marrësh veten seriozisht dhe ke dyshuar shumë në aftësitë e tua. Këtë vit është ndryshe, sepse do të ndryshosh vetë dhe do të korrësh suksese. Një rrugë e re në jetë të pret. Pasion, fuqi, popullaritet janë fjalët kyçe për ty gjatë vitit 2018.

Peshqit

Bëhu gati për një 2018-të plot me energji kreative. Më në fund do të kesh kohë që t’i dedikohesh atyre projekteve që prej kohësh i kishe lënë mënjanë pasi nuk ke gjetur dot kurrë kohë. Kreativiteti më në fund do të gjejë hapësirë në jetën tënde. Do të gjesh një punë të re, madje edhe një dashuri të re. Burimi: FemratNews