Humb 27 kilogram për 4 muaj, këngëtarja tregon sekretin

Plot 27 kilogram për vetëm 4 muaj.

Këngëtarja e njohur shqiptare Gili së fundmi përgjatë një interviste për “Prive” ka treguar se ka humbur plot 27 kg brenda 4 muajve e gjysmë dhe nuk ka ngurruar që të bëjë publike edhe llojin e dietës që ka mbajtur.

“Është një dietë e Harvard-it që bazohet në proteina të dehidruara. Kam rënë 27 kg brenda 4 muajve e gjysmë dhe jam shëndoshë e mirë”, ka pohuar këngëtarja.

Në vijim, si për t’ju dhënë një mesazh të gjitha vajzave, Gili pohoi se gjatë periudhës që i nënshtrohesh një diete të caktuar duhet që paralelisht të kryesh dhe aktivitet fizik.