Humb jetën çifti i bashkëshortëve sapo dolën nga shtëpia, ja personi që i shtypi

Personi që shihni në foton më poshtë është djali i cili i mori jetën një çifti shqiptar bashkeshortesh nga Pogradeci.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e 26 qershorit.

Vetëm një ditë më parë u raportua nga mediat amerikane.

Ata kanë gjetur v.d.e.kjen në një aksident rrugor në New Jersey.

V.i.k.timat janë Muhamet Oparaku 68 vjeç, një ish-polic në pension dhe bashkëshortja e tij Bukurie Oparaku 64 vjeçe.

Ishte ora 7 e mëngjesit, kur çifti sapo kishte dalë nga banesa me makinën “Toyota Corolla” kur janë përplasur nga një makinë tjetër tip “Dodge” që drejtohej nga 29-vjeçari Donald Kumar Davis.

Ky i fundit është arrestuar.

Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia e automjetit që drejtohej nga 29-vjeçari.

Muhamet Oparaku, ish-shef i policisë në Pogradec, emigroi në Shtetet e Bashkuara me gruan e tij disa vjet më parë. Miqtë dhe banorë të zonës thanë se çifti shqiptar ishin njerëz të respektuar.

Familjarë të çiftit Oparaku thanë se dëshira e vetme e tyre ishte që të varroseshin në vendlindje, në Shqipëri. Për këtë arsye ata nisën një fushatë online për mbledhjen e fondeve që trupat e tyre të dërgoheshin në Pogradec.