Humb jetën në a.ksident doktoresha, kishte 6 muaj që ishte martuar (foto+emri)

Ata kishin vetëm 6 muaj që ishin martuar dhe sigurisht që në planet e tyre ishte të kishin një fëmijë.

Një 27-vjeçare, e cila sapo kishte nisur një punë të re, si kirurge syri, humbi jetën në një aksident sa të pazakontë aq edhe të frikshëm.

E reja nga Rusia u godit nga një “plumb prej akulli” që u ngrit nga një kamion që udhëtonte para saj. Copa e akullit depërtoi duke thyer xhamin e makinës ku ndodhej 27-vjeçarja dhe e goditi të renë në sy.

Aksidenti ndodhi pranë Labytnangi, në veri të rrethit Arktik, në perëndim të Siberisë.

Sipas The Sun, 27-vjeçarja Evgenia Elistratov gjeti vdekjen e menjëhershme, për shkak të dëmtimit të rëndë në kokë. Bashkë me të në makinë ndodhej edhe bashkëshorti Sergey Elistratov.

Ai thuhet se e ndaloi automjetin, por e pati të pamundur të shpëtonte bashkëshorten e tij.

Sipas policisë, copa e akullit kishte qenë e përzier me zhavorr.