Humb jetën në spital vogëlushi që e rrihte pa pushim gjyshja, tezja dhe burri i saj

Një vogelush 5 vjeçar, jetim, nga SHBA, ka ndërruar jetë pas dy ditësh në spital, pasi ishte dhunuar sistematikisht nga gjyshja, tezja dhe burri i saj. Po ditën që vogëlushi humbi jetën, tre personat që kujdeseshin për të miturin, pas vdekjes së babait të tij, qershorin e kaluar, janë arrestuar dhe akuzuar për vrasje.

Vogëlushi i ndjerë, i identifikuar si Keaton Boggs, pas vdekjes së të atit, shkoi për të jetuar me tezen, Chasity dhe burrin e saj, Peter. Besohet se gjatë këtyre muajve i mituri është dhunuar sistematikisht nga çifti dhe gjyshja.

Me të mbërritur në spital, stafi mjekësor ka njoftuar policinë, për shkak të natyrës së lëndimeve që djali kishte pësuar. Besohet që trauma e kokës së 5 vjeçarit ishte aq e rëndë, sa që kishte shkaktuar gjakderdhje në tru. Megjithatë tre të akuzuarit pretendojnë se këto lëndime ishin aksidentale dhe nuk ishin shkaktuar prej tyre.

Tashmë ata do të përballen me 15 vite burg dhe aktualisht ndodhen në burg.