Humb jetën tragjikisht një fëmijë 12 vjeç. Po lahej në pishinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mesditë në Kukës, ku një 12 vjeçar ka humbur jetën.

Burime nga policia kanë bërë me dije se i mituri është mbytur në një pishinë në fshatin Kodër Lumë, ndërsa po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Policia bën me dije se i mituri është identifikuar me inicialet A.L., 12 vjeç nga Kukësi.