Humbën 9 të afërm nga tërmeti, familja Lala zhvendoset në Tiranë, momenti kur futen në shtëpinë e re

Pak ditë pas tërmetit katastrofik, që i mori tetë anëtarë, familja Lala nga Këneta e Durrësit, është bërë me banesë të re. Kryeministri Edi Rama ka vënë në dispozicion apartamentet te banesat sociale në Shkozë, Tiranë, për këtë familje dhe persona të tjerë që humbën familjarët nga tërmeti në Thumanë e Durrës.

Mbrëmjen e kaluar tragjedia u rëndua akoma më shumë në këtë familje, pasi ndërroi edhe Fiqirete Lala 64 vjeçe, pas ceremonisë mortore, pasi nuk e përballoi dot dhimbjen e madhe. “Kjo është shtëpia juaj tani. Keni tre shtëpi në këtë apartament”, u tha Rama familjarëve.