Humbi babanë, pak ditë më pas Rudina Dembacaj shfaqet e pikëlluar, na preku

Moderatorja e njohur Rudina Dembacaj pak ditë më parë humbi babanë e saj.

Me anë të postimeve të ndryshme, Rudina e kishte shfaqur gjithmonë marrëdhënien e ngushtë që kishte me të atin dhe pas humbjes së tij, po kalon momente shumë të vështira.

Këtë e ka treguar edhe me një foto të fundit në ‘Instastory’, ku shfaqet pranë babait dhe shkruan fjalët prekëse: “Ti je me mua në çdo moment”, ndërsa duket se jeton ende me kujtimet e tij.

I ndjeri u nda nga jeta pas një lufte të gjatë me një sëmundje dhe Rudina ka treguar se ka qenë çdo moment pranë tij, duke shpresuar deri në fund që ai të bëhej më mirë, dhe do ta kalonte edhe këtë moment.