Humbi bashkëshortin krejt papritur, ja si e mori vesh Luiza Xhuvani lajmin e hidhur: U nis drejt…

Gjergj Xhuvani u nda sot nga jeta. Regjisori ka vuajtur prej kohësh nga diabeti dhe mëngjesin e sotëm ka pësuar një arr.est kardiak.

Mësohet se Xhuvani ndodhej në Romë duke xhiruar filmin e ri ‘Liqeni im’, një bashkëproduksion italiano-shqiptar.

Ndërkohë burime bëjnë me dije bashkëshortja e tij, aktorja Luiza Xhuvani me vajzën kanë qenë në bregdetin e Sarandës me pushime teksa kanë mësuar lajmin e hidhur.

Me urgjencë nënë e bijë të tronditura janë nisur drejt Tiranës për t’u marrë menjëherë me proceduarat.

Ndarja nga jeta e regjisorit Xhuvani është një humbje e madhe për kinematografinë në Shqipëri dhe jo vetëm.