Humbi djalin në moshë të re, shkrimtarja shqiptare rrëqeth pas 1 viti: S’ka prind ta pranojë, unë jam tjetër njeri tani

Shkrimtarja e njohur shqiptare, Flutura Açka, një vit më parë humbi të birin i cili ishte në një moshë shumë të re. Vetem 18 vjeç, i biri u prek nga një sëmundje e rëndë, betejën me të cilën e humbi.

Açka duke folur për “Fax News”, ka treguar se si ka ndryshuar jeta dhe krijimtaria e sj pas kësaj ngjarjeje të rëndë. Ajo thotë se çdo gjë ka ndryshuar dhe se vet nuk është më e njëjta.

Sipas Fluturës, asnjë prind nuk e pranon humbjen e fëmijës. Më tej ajo shton se procesi i pranimit është i gjatë dhe se çdo prind është një qenie njerëzore e biologjike, që ka jetën e tij, por sërish, pas kësaj ngjarjeje, gjërat dhe vetë ata nuk janë më njësoj.

Flutura Açka tregon:

Respekti ndaj qenies që më bëri mua njeriun më të lumtur në botë, dhe qënies që më bëri mua njeriun më fatkeq në botë, por ato vite që pata me të janë thelbi i jetës time. Hapësira dhe boshllëku nuk mbushet kurrë, është një proces i gjatë, pa limit. Nuk ka prind që të pranojë humbjen e fëmijës. Ky hendek, kjo zbrazëti është sa kozmosi, kështu që është e pamundur. Në momentin që ti e pranon pranimin e humbjes, të tjerat janë fjalë, unë jam akoma në procesin e pranimit. Akoma nuk kam bërë pranimin. Por shiko ‘Ti’ je një qënie njerëzore, një qënie biologjike, një qenie me mëngjeset, me gjumin, me mbrëmjet e tua, do të vazhdosh, por sigurisht nuk është e njëjta gjë. Unë jam një tjetër njeri, unë jam Flutura, por unë një qënie tjetër mentale.
Pastaj kam një ndjesi që zija për mua është një çështje shumë personale, është shumë vetjake. Kam pasur nevojë ta ndjejë thellësisht se çfarë më ka ndodhur. Qasjet e prindërve ndaj dhimbjes, secili ka mënyrën e vet. Kur shoh prindër të kësaj natyre unë i mirëkuptoj. Unë kam këtë qasje, mendoj se zija është intime, thelbësore e thëllë dhe nuk duhet ndarë. Unë kështu e kam kuptuar dhe kështu e kam bërë. Nuk kam dashur që ta ndajë, kështu e kam interpretuar unë.”