Humbi ndaj Islandës, habit trajneri i ri i kombëtares: Shfaqet i lumtur dhe duke qeshur dhe thotë që…

Shqipëria regjistroi humbjen e dytë nga 3 ndeshje në Eliminatoret  e Kampionatit Evropian.

Kombëtarja jonë u mposht në Islandë me rezultatin 1-0.

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edi Reja ka folur menjëherë pas humbjes 1-0 ndaj Islandës.

Në një prononcim për “Supersport”, tekniku italian vuri në dukje lojën e mirë të kuqezinjve por rezultati sipas tij ishte i padrejtë.

“Kemi bërë lojë të mirë me raste të shumta por nuk i shfrytëzuam siç duhet. Kundërshtari kishte një episod dhe arriti që të shënonte. E nisëm mirë. 20 minutat e para e nisëm mirë. Krijuam disa raste. Fituam një lloj superioriteti të lojës. Luajtëm më mirë, e kërkuam golin deri në fund, kur ranë fuqitë.

Ashtu siç pritej skuadra e Islandës ishte shumë mirë fizikisht. Ne nuk u treguam të saktë dhe nëse do të kishim shënaur situata do ishte ndryshe. Ata me rastin që kishin arritën të shënonin dhe më vjen shumë keq.

Por askush nuk e priste që Reja të buzëqeshte pas humbjes që mund t’i kushtojë shtrenjt Shqipërisë. Me nota ironike dhe duke qeshur Reja tha se arbitri ishte fajtor pasi gaboi.

“Nuk jam i kënaqur me arbitrin, pasi ai na mohoi një penallti. Gjërat mund të kishin shkuar ndryshe nëse do të akordonte penallti”, tha ai duke qeshur gjatë intervistës.