Humbi para 10 vitesh, del për herë të parë fotografia e Bleona Matës si e rritur

Ka shumë vite që prindërit e saj jetojnë me zemër në dorë. Një ngjarje kjo që bëri bujë të madhe në atë kohë dhe vazhdon të jetë e mbuluar nga misteri.

Emri i saj nuk harrohet lehtë.

Sot, për herë të parë nga zh.dukja e Bleona Matës, në moshën 6-vjeçare, realizohet identikiti, sesi duket imazhi i saj, një 16-vjeçare sot.

Ekspertët ndërkombëtar amerikanë realizojnë pamjen e Bleonës sot një adoleshente, me një foto të vajzës që nga zhdukja e saj më 22 maj të vitit 2010.

CRCA-ja në bashkëpunim me emisionin ‘Pa Gjurmë’ në Report TV shfaq për herë të parë këtë foto, që tregon progresionin e moshës së Bleona Matës dhe ndryshimin që ka pësuar ajo gjatë rritjes, deri në moshën aktuale, që është sot.