Humbi vëllain, qytetari: Është turp që shteti vjen me amatorë palombarë dhe pa asnjë mjet… (video)

Një qytetar nga Lezha ka denoncuar neglizhencës se autoriteteve për gjetjen e trupit të vëllait të tij të mbytur në lumin Drin. Ngjarja ka ndodhur tri ditë mëparë në afërsi të fshatit Ishull-Lezhë. Trupi i Agim Zeqja nuk është gjetur ende.

Ky i fundit ka qenë duke peshkuar në momentin kur është mbytur në lumë. Pas kësaj ngjarje prej 3 ditësh ende nuk është gjetur trupi i të ndjerit, ndërsa familjarët bëjnë apel për ndihmë. Ata fajësojnë shtetin se ka dërguar në vendin e ngjarjes polumbarë amatorë pa mjetet e nevojshme.

“Sot është dita e tretë që nga humbja e vëllait, përsa i përket shtetit, ka ardhur formalisht në darkë pas 6 orësh, kanë bërë një zhytje amatorësh. Sa i përket ditës së djeshme, mund të themi se ishte e papërshtatshme ndërhyrja, por sot ora është 13 dhe ende asgjë. Sa i përket shoqërisë dhe çunave me skafa privatë dhe të gjitha mjetet kanë qenë në gadishmëri, ndërsa shteti pothuajse nuk funskionon fare. I bëj apel shtetit që të vihet në lëvizje për të gjetur vëllain tim. Është turp që shteti vjen me dy amator polumbarë, pa një mjet lundrues e pa asgjë tjetër, thjeshtë formalisht”, – tha Shyqyri Zeqja, vëllai i viktimës.

Per te shikuar videon klikoni KETU