Humbja e aktores shqiptare, reagon urgjentisht Ilir Meta

Presidenti Ilir meta ka reaguar pas lajmit tw ndarjes nga jeta e Valentina Cacit.

Ja reagimi i plotë i Presidentit:

“Me trishtim mësova lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të aktores sonë të mirënjohur, “Artistes së Merituar” Valentina Caci.

Me rolet dhe personazhet karakteristike, të luajtura me aq talent dhe mjeshtëri të rrallë, në skenë, dhe veçanërisht në film, Valentina Caci fitoi simpatinë dhe u duartrokit me meritë nga shumë breza, duke na lënë pas një trashëgimi të vyer në teatër e kinematografi.

Duke ndarë dhimbjen e thellë për humbjen e kësaj artisteje të madhe, i përcjell ngushëllimet më të sinqerta të afërmve dhe bashkëpunëtorëve të saj, si edhe të gjithë artdashësve shqiptarë.

E paharruar do të mbetesh e madhja Valentinë!”, shkruan Presidenti Ilir Meta në reagimin e tij.