Humbje e madhe në familjen e saj, Rudina Dembacaj del me njoftimin e hidhur

Moderatorja dhe aktorja e njohur Rudina Dembacaj ka postuar sot nje dedikim per te kujtuar djalin e xhaxhait, i cili prej 3 vitesh nuk jeton më.

Teksa ka publikuar në Instagram foton e tij, Rudina shkruan: “3 vjet pa ty! Je cdo ditë në zemër e në mendje. Mall”.

Nuk dihet se çfarë i shkaktoi humbjen e parakohshme, por edhe më parë, Dembacaj nuk i ka kursyer fjalët e ndjera ndaj tij. “Me shpirtin e copëtuar, lajmëroj humbjen shumë të parakohshme të djalit të xhaxhait, vëllait dhe shokut tim Ali Dembacaj. Pusho në paqe dritë. Të dua shumë”, shkroi Rudina kur njoftoi lajmin e hidhur.

Para pak kohësh, moderatorja e aktorja humbi edhe babain e saj.