Hysaj dridh mediat italiane, jep lajmin b.ombë për të ardhmen e tij

Ai është një nga futbollistët më me zë të kombëtares sonë.

E teksa u bënë disa vite tek Napoli, ai ka menduar të zhvendoset.

Largimi i Panuçit dhe emërimi i Edi Rejas si trajner i Kombëtares shqiptare ka rikthyer buzëqeshjen te futbollistët. Këtë e ka pranuar vetë mbrojtësi shkodran i cili mban edhe shiritin e kapitenit në Kombëtare, Elseid Hysaj.

Në një rrëfim të gjatë të dhënë për “Supersport”, Hysaj është ndalur në shumë tema duke folur për problemet që Panuçi kishte, ndryshimet që Reja ka sjellë apo edhe të ardhmen e tij.

Hysaj ka folur për Napolin, duke e pranuar se koha e tij te napolitanët ka përfunduar ndërkohë që si alternativë shton se mund të jetë një aventurë e re jashtë Italisë. Sakaq, Hysaj u ndal dhe te Ançeloti për të cilin pranon se është trajner i madh por që nuk i përputhen skemat.

“Fillimet? Kur ika në Itali, ikëm nga deti dhe shkova në një skuadër në bregdet. Mendoj se deti na ka dhënë fat neve si familje.

Problemi i Kombëtares? Kishte faj trajneri por edhe ne pasi nuk luajtëm mirë dhe kishim probleme me formacionin. Nuk kishte besim te ne sa ka Edi Reja dhe tani duhet të tregojmë vlerat tona si ndaj Andorrës. Kam folur dhe flas hapur! Këtu kam ardhur për të luajtur dhe për të nderuar kombëtaren. Unë flas me futbollistët dhe e di ku është problemi. Nuk dua të vijë dikush dhe të na prishë ambientin., gjërat i them ku është problemi.

Ndryshimi mes Rejas dhe Panuçit? Reja është më i qetë dhe më i kuptueshëm. Çunat rrinë me buzëqeshje pasin uk duhet të jesh diktator. Ne e dimë kur duhet të jemi profesionist dhe kur nuk duhet. Ndryshoi formacioni dhe kishte probleme në ekip. Nuk kishim lumturi dhe siç ishte letra e Lenjanit. Që kur iku ai, kanë ndryshuar gjërat. Edhe ai ka bërë mirë, por nuk ishte për këtë Kombëtare.

Mungesa e rezultateve? Nuk e di si nuk e gjetëm rrugën e duhur dhe kërkuam rezultate. Fituam me Uellsin dhe humbëm me Turqinë. Nuk po kuptoheshim në fushë dhe këtë duhet ta dinte Panuçi dhe jo ne. Nëse nuk i bëjmë dot mirë gjërat në fushë duhet ndërhyrje. Kualitetet i kemi dhe në Islandë shkojmë për pikë. Mungojnë shumë ndeshje dhe jemi ende në lojë.

Islanda? Islanda kishte momentin e vet që i eci mirë dhe tani do të tregojmë ne veten. U bë kohë që po humbim dhe nuk po ecim dot para. Besoj se unë jam gati ta marr skuadrën pasi e ndjej me zemër dhe luaj me qejf. Kanë respekt për mua si unë për ta dhe gjërat vijnë mbrapa.

Napoli? Ançeloti është shumë i mirë dhe është një nga ata që rrinë në zemër. Ka lojën e vet dhe ndoshta nuk përshtatem shumë aty. Ka çdo futbollist që nëse nuk shkojnë gjërat mirë do të shihet dhe do të vendoset se çfarë do të bëhet.

Merkatoja? Janë shumë skuadra dhe po lexoj si ju. Po pres skuadrën e duhur dhe momentin e duhur. Po mendoj për Kombëtaren dhe dua të pres të shoh. Jam gati për aventurë të re dhe nuk dua të qëndroj gjithmonë te një skuadër. Dua një shtet të ri dhe njerëz të rinj. Koha ime te Napoli ka mbaruar.

Sarri? Ai është si babai im dhe e urova pasi e meriton të fitojë diçka në futboll dhe ka nisur nga zeroja e ka arritur në finale por nuk ka fituar. Nuk e di a shkon te Juventusi dhe nëse ka oferta e di që ka ambicie të lartë.

Tifozi më i veçantë? Fëmija im ka qenë tifozi më i veçantë. Sa herë vjen në stadium vjen në dhomat e zhveshjes. Duhet të luaj me të çerek ore pasi e pëlqen shumë futbollin dhe më vjen mirë. Shpresoj të ketë një Hysaj tjetër por nuk i dihet megjithëse më pëlqen të bëhet futbollist djali im.

Pushimet? Mendoj se do të shkoj në Spanjë pasi kam shumë shokë skuadre si Mario Rui dhe Kajehon. Nuk e di kur do shënoj. Duhet të pres dhe të shohim. Një gol do ta bëj, do ta fitoj një penallti dhe do ta shënoj vetë”, tha Hysaj.