I akuzuar për paaftësi totale, rektori i Shkodrës kërcënon studentët të mos dalin në protestë

Protesta e studentëve në të gjithë Shqiperinë, kalon në heshtje në Shkodër. Deputetja demokrate Izmira Ulqinaku denoncon rektorin e “Luigj Gurakuqit” se ka kërcenuar studentët të mos dalin në protestë.

Ja çfarë shkruan Ulqinaku:

Studentët janë pishtari i revoltës popullore!

Studentët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës sot dolën për të protestuar për uljen e tarifave 4-15 herë më të larta se vendet e BE dhe heqjen e tarifës për provimet e mbartura.

Ndërkohë Rektori i Universitetit të Shkodrës Adem Bekteshi intimidon dhe kercenon studentët për të mos protestuar.

Këto janë grahmat e fundit të kësaj Qeverie!

Nësër është protesta madheshtore e studenteve të të gjitha fakulteteve te Shkodrës, ftoj të gjithë t’i mbështesim. Të mbështesim të rinjtë për të ndryshuar të tashmen!

Rinia është e ardhmja! /ShkodraNews

Shikoni galerinë e fotove më poshtë: