I ati lëviz me Q7, Klevisi thotë se s’ka shtëpi e as para, rron me overdraft-e. Misteri: Ku fle çuni i Fahri Balliut?

Çuni i Fahri Balliut rezulton i pastrehë në deklaratat e pasurisë. Ish-deputeti i Partisë Demokratike ka deklaruar vetëm pagën si ish-këshilltar i Bujar Nishanit dhe më pas se deputet i Partisë Demokratike, deri në fund të këtij viti.

Ai ka marrë një overdraft në bankën Credins, ku detyrimi i pashlyer është 200 000 lekë. Klevis Balliu ka marrë edhe një kredi konsumatore në shumën 1 000 000 lekë, detyrimi i shlyer për vitin 2017, ku detyrimi i mbetur i pashlyer është 716 204 lekë.

Aktualisht, Klevis Balliu figuron pa një banesë, por edhe pa para. Megjithatë, ai nuk figuron as në listën e deputetëve të pastrehë të Kuvendit. Ligji për statusin e deputetit, parashikon që deputeti nuk mund të flejë jashtë.

Sipas ligjit, deputetit i paguhet qiraja e një banesa nga buxheti i shtetit ose mund të marrë një kredi të butë për të blerë një banesë. Çuni i Fahri Balliut nuk është në këtë listë.

Kjo i shton më shumë dyshimet, se ku fle vallë Çuni i Fahri Balliut? Siç duket, edhe Çuni i Fahri Balliut gënjen me deklaratat e pasurisë, për të fshehur pasurinë e babait, i cili shëtit me Q7.

Nëse Klevisi do të deklaronte pasurinë e familjes, kjo gjë mund të tërhiqte vëmendjen e organeve të drejtësisë./Pamfleti