I bën shaka të dashurit dhe videot i hedh në YouTube, 20-vjeçares i ndodh e papritura



Deri në atë kohë, Youtube kishte qenë vetëm një hobi per 20-vjeçaren kanadeze Alyssa Kulani.



Por kur asaj i erdhi një çek në janar nga YouTube, nuk mundi t’i besonte syve.



Qe atehere gjithçka ndryshoi, kur algoritmi i Youtube “mori dhe rekomandoi” një video që ajo postoi në tetor të vitit 2018, e cila u bë virale dhe mori 4 milionë shikime.

Kështu, siç ka rrëfyer ajo, pagesa e një çeku prej Google ishte për 29.300 dollarë, të fituara tërësisht nga reklamat e vendosura në videot e saj.

Tani Kulani që ka 675,000 abonentë në YouTube, video të shumta me miliona shikime, është një YouTuber me kohë të plotë.

Në rastin e Kulani, videot e saj përqendrohen në tema si shaka me të dashurin e saj.